Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës, të paragrafit 2, të nenit 7 të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar dhe të pikës 3 të nenit 6/4 të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, të Urdhrit nr. 1510, datë 25.02.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Për kriteret dhe procedurat e organizimit të testimit për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatat administrative”, Ministria e Drejtësisë, për shkak të vendeve vakante të krijuara pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, shpall konkursin e hapur për pozicionin: NDIHMËS LIGJOR – 2 (DY) VENDE.
I. Për pozicionin Ndihmës ligjor, kandidati duhet të përmbushë kushtet, si më poshtë vijon:
(i) mbi 5 vjet përvojë pune për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatën e shkallës së parë;
(ii) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
(iii) të mos jetë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
(iv) të zotërojë të paktën një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian.
II. Përjashtohen nga procedura e konkurrimit kandidati për ndihmës ligjorë, i cili:
III. Dokumentet që duhet të paraqet kandidati:
Të gjithë të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për pozicionet vakante, duhet të depozitojnë dokumentet përkatëse, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, brenda datës 23.04.2016.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.