Me ligjin nr. 9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe aktet nënligjore të nxjerra në funksion dhe për zbatim të tij, si një risi në legjislacionin shqiptar është rregulluar procedura për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.
Ndër të tjera në këtë ligj është parashikuar se kandidatët për ndërmjetës do të ndjekin një program të detyrueshëm trajnimi, i cili do të zhvillohet për një kohëzgjatje prej jo më pak se 60 orësh dhe ka si qëllim aftësimin e tyre me njohuritë e duhura profesionale për ushtrimin e veprimtarisë e veçanërisht për të raportuar transaksionet e dyshimta me pasuritë e paluajtshme, të cilat mund të kenë si qëllim realizimin e pastrimit të parave ose financimin e terrorizmit, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Në pikën 2, të nenit 9 të Ligjit nr. 9/2022, parashikohet se “2. Programi i detyrueshëm i trajnimit realizohet nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, nga institucione të arsimit të lartë të akredituara sipas ligjit ose nga shoqatat profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme pas miratimit nga ministri.”
Në zbatim të kësaj dispozite ligjore ftojmë të gjitha subjektet që janë të interesuara për të realizuar programin e detyrueshëm të trajnimit, i cili duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
ç) përshtatja me rrethana dhe situata specifike gjatë ushtrimit të profesionit;
ë) zhvillimi i kapaciteteve hulumtuese, organizative dhe menaxhuese.
ç) Kodin e Etikës Profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme;
ë) tema të tjera të përcaktuara nga institucionet trajnuese në fushën e ndërmjetësimit te pasurive të paluajtshme.
Për sa më sipër, shprehjet e interesit të paraqiten pranë Ministrisë së Drejtësisë brenda afatit 10 ditor.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.