SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI TË KANDIDATËVE TË INTERESUAR PËR T’U ZGJEDHUR ANËTARË TË BORDIT DISIPLINOR TË DHOMËS KOMBËTARE TË NOTERISË - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 19/10/2020

SHPALLJE PËR SHPREHJE INTERESI TË KANDIDATËVE TË INTERESUAR PËR T’U ZGJEDHUR ANËTARË TË BORDIT DISIPLINOR TË DHOMËS KOMBËTARE TË NOTERISË

Në zbatim të nenit 42, të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, dhe të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë me nr. 169 datë 10.06.2020 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për anëtarë të bordit disiplinor” Ministria e Drejtësisë shpall kërkesën për shprehje të interesi të kandidatëve të interesuar për t’u zgjedhur anëtarë të Bordit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Noterisë, për 2 anëtarët të cilët zgjidhen nga Ministri i Drejtësisë.

  1. Kandidatët e interesuar për të qenë anëtar të Bordit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Noterisë duhet të plotësojnë kushtet ligjore të parashikuar në pikën 2 të nenit 42, të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë” ku parashikohet se:

“2. Kandidatët e zgjedhur sipas pikës 1, të këtij neni, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. a) të jenë shtetas shqiptarë;
  2. b) të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, ose diplomë të njësuar me të;
  3. c) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist;

ç) të mos jenë shkarkuar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

  1. d) të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  2. dh) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit në kuptimin e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
  3. e) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, si dhe të afërm të shkallës së parë që është noter në detyrë.”

 

  1. Në përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Disiplinor preferencë do të kenë kandidatët që zotërojnë titull ose gradë shkencore, ose kanë eksperiencë të provuar shkencore dhe/ose profesionale në çështjet e së drejtës civile.
  2. Kandidatët e interesuar duhet të depozitojnë me postë, dorazi në protokollin e institucionit apo në rrugë elektronike pranë institucionit përkatës dokumentacionin e mëposhtëm:
  3. a) kërkesë për shprehje interesi;
  4. b) jetëshkrim;
  5. c) kopje të mjetit të identifikimit;

ç) diplomë që vërteton përfundimin e ciklit të dytë të studimeve universitare për drejtësi, ose diplomë të njësuar me të;

  1. d) vërtetim nga punëdhënësi aktual apo ai i mëparshëm, ku të përcaktohet vjetërsia në punë dhe fakti nëse ka apo jo masa disiplinore, shoqëruar me kopje të librezës së punës;
  2. dh) autorizim për verifikimin e gjendjes gjyqësore;
  3. e) deklaratë se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit në kuptimin e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe autorizimin përkatës për kryerjen e verifikimeve;

ë) deklaratë se nuk ka asnjë anëtar të familjes, si dhe të afërm të shkallës së parë që është noter në detyrë;

  1. f) çdo dokument tjetër provues që vërteton plotësimin e kritereve ligjore.

 

  1. Afati për shprehjen e interesit pranë Ministrisë së Drejtësisë është deri në datë 02.11.2020.

 

  1. Kandidatët e interesuar për të qenë anëtarë të Bordit Disiplinor të Noterisë nuk duhet të jenë anëtarë të Bordit të Auditimit, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Dhomës Kombëtare të Noterisë.
  2. Për secilin kandidat që ka përcjellë shprehje interesi përgatitet relacion, me të cilin kandidati ka të drejtë të njihet në përfundim të procedurës administrative. Pas procesit të vlerësimit, secilit kandidat i njoftohet vendimmarrja, së bashku me relacionin e përgatitur për kandidatin.
  3. Kandidatët e interesuar, kanë të drejtën e ankimit brenda 3 ditëve nga dita e njoftimit sipas pikës 11 të këtij urdhri.
  4. Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
  5. Vendimi për kandidatin fitues, formalizohet me aktin përkatës administrativ të Ministrit të Drejtësisë, dhe publikohet në faqen zyrtare të institucionit përkatës dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe i komunikohet njëkohësisht kandidatëve fitues dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë.
  6. Nëse kandidati fitues, sipas renditjes përfundimtare, tërhiqet, përzgjidhet kandidati i renditur menjëherë pas tij në listë