Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, Ligjit nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, ligjit nr. 10032, datë 11.12.2008, “Për policinë e burgjeve”, të ndryshuar, Kodit të Punës, i ndryshuar, si dhe Urdhërin nr. 6783, datë13/11/2017 “Për miratimin e kritereve të posaçme për pozicionet e punës në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, me qëllim rekrutimin e punonjësve për të gjitha pozicionet në Burgun e Shkodrës, bazuar në proçedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,
Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për Burgun e Shkodrës për pozicionet e mëposhtme:
STAF POLICOR
Punonjës të Rolit të Mesëm 15 pozicione
Punonjës të Rolit Bazë 327 pozicione
Kandidatët për pozicionin e Punonjës me Status Polici në “Policinë e Burgjeve” duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:
Në vlerësim do të kenë prioritet kandidatët që kanë qenë pjesë e forcave të armatosura ose që kanë shërbyer në policinë e shtetit.
STAF CIVIL
Pozicioni | Arsimi
|
Vende vakante |
Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve | ||
Përgjegjës Sektori | I Lartë | 1 |
Specialist Inxhinier | Inxhinieri | 1 |
Sekretar/protokollist/operator | I Lartë | 1 |
Elektromekanik | 5 | |
Shofer | 1 | |
Magazinier | 1 | |
Sanitar | 1 | |
Sektori Ligjor | ||
Përgjegjës i Sektorit Ligjor | Juridik | 1 |
Specialist i Sektorit Ligjor | Juridik | 2 |
Kartelist | I Lartë | 2 |
Sektori i Çështjeve Shoqërore | ||
Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve Shoqërore | Shkenca Sociale | 1 |
Specialist (Edukator) | Shkenca Sociale | 2 |
Specialist (P. Social, Psikolog) | Shkenca Sociale | 5 |
Specialist (bibliotekë) | Gjuhë-Letërsi | 1 |
Sektori i Financës dhe Buxhetit | ||
Specialist Finance | Ekonomik | 1 |
Specialist Buxheti | Ekonomik | 1 |
Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor | ||
Përgjegjës i Sektorit Shëndetësor | Mjekësi | 1 |
Specialist Mjek | Mjekësi | 1 |
Mjek Stomatolog | Stomatologji | 1 |
Kryeinfermier | Infermieri | 1 |
Infermier | Infermieri | 9 |
Farmacist | Farmaci | 1 |
Kujdestar | I mesëm | 3 |
Sanitar në Regjimin e Brendshëm | I mesëm | 3 |
Sektori Logjistik | ||
Përgjegjës i Sektorit | Ekonomik ose Ushtarak | 1 |
Specialist | Ekonomik ose Ushtarak | 1 |
Kuzhinier | 4 | |
Punëtor Mirëmbajtës | 1 |
Kandidatët për Punonjës Civil në IEVP duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:
Personeli shëndetësor, përveç diplomës, duhet të jetë i pajisur edhe me lejen e ushtrimit të profesionit.
Bazuar në urdhërin me numër 6783 datë 13.11.2017, kriteret e posaçme për pozicionet e punës në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, janë si vijojnë:
Përgjegjës i Burimeve Njerëzore | Akademi Ushtarake/Sigurisë. Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë, Shkencat Sociale, Administrim Biznes. Eksperiencë pune mbi 5 vjet. |
Specialist i Burimeve Njerëzore | Punonjës Policie i Rolit Bazë. |
Sekretar/protokollist/operator | Arsim i Lartë. |
Përgjegjës i Sektorit Ligjor | Diplomë e nivelit të dytë në Fakulteti i Drejtësisë, eksperiencë punë mbi 5 vjet. |
Specialist/Jurist | Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë, eksperiencë punë mbi 2 vjet. |
Specialist/Kartelist | Diplomë e nivelit të parë në Fakultetin e Drejtësisë, eksperiencë punë mbi 2 vjet. |
Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve Shoqërore | Diplomë e nivelit të dytë në Fakulteti i Shkencave Sociale . Eksperiencë punë mbi 5 vjet. |
Specialist | Diplomë e nivelit të dytë në Fakulteti i Shkencave Sociale dega Psikologji, eksperiencë punë mbi 2 vjet. |
Specialist | Diplomë e nivelit të dytë në Fakulteti i Shkencave Sociale dega Sociologji/Punë Sociale, eksperiencë punë mbi 2 vjet. |
Përgjegjës i Sektorit Logjistik | Akademi Ushtarake dega logjistikë. Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë. Eksperiencë mbi 5 vjet. |
Specialist i sektorit Logjistik | Akademi Ushtarake dega logjistikë. Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë, eksperiencë punë mbi 2 vjet. |
Përgjegjës i Sektorit të Financës | Diplomë e nivelit të dytë në Degën Financë. Eksperiencë mbi 5 vjet. |
Specialist i Finance/Buxheti | Diplomë e nivelit të dytë në Degën Financë, eksperiencë punë mbi 2 vjet. |
Përgjegjës i sektorit Shëndetësor/ Mjek | Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Leje ushtrimi profesioni. |
Mjek Specialist | Arsim i lartë, Mjekësi Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni. |
Mjek stomatolog |
Arsim i lartë, Stomatologji/Leje ushtrimi profesioni. |
Infermier |
Arsim i lartë, Infermieri/Leje ushtrimi profesioni. |
Laborant | Arsim i lartë/Leje ushtrimi profesioni. |
Kujdestar |
Arsim i mesëm. |
Sanitar |
Arsim i mesëm. |
Magazinier |
Arsim i mesëm. |
Shofer | Arsim i mesëm. Lejë drejtimi automjeti Klasa D. |
Elektromekanik | Arsim i mesëm profesional. |
Shef/Komandant i Policisë në IEVP | Akademia e Sigurisë/Ushtarake Punonjës i Rolit të mesëm. Eksperiencë pune mbi 5 vjet. |
Specialist/Komandant i Sigurisë Brendshme/Jashtme Grupi i Sigurisë dhe Shoqërimit Specialist i Informacionit | Akademia e Sigurisë/Ushtarake. Arsimi i lartë (Të ketë kryer kursin përkatës të trajnimit). Punonjës i Rolit të mesëm. |
Punonjës i policisë Roli Baze | Arsim i mesëm. |
Punonjës i rolit bazë në Shërbime të veçanta | Të ketë fituar gradën për pozicionin e punës dhe të jetë trajnuar në fushën përkatëse. |
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionet e mësipërme duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në adresën e-mail: info@dpbsh.gov.al ose me postë në adresën: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Rruga “Zef Serembe”, ish BRMR (Brigada e Mbështetjes Rajonale), Tiranë.
Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet kritereve të konkurrimit që do të përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 03 Dhjetor 2017
Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, dhe procedurën e konkurrimit dhe vlerësimit.
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.