Shërbime moderne - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 31/07/2018

Shërbime moderne

Kryhet regjistrimi fillestar për pronat e fshatit Dhërmi

 Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka kryer regjistrimin fillestar të pronave të fshatit Dhërmi. Është një proces që kryhet për herë të parë dhe që u vjen shumë në ndihmë banorëve të këtij fshati. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj gjatë një vizite të zhvilluar në bashkinë e Himarës. “Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme ka mundësuar regjistrimin fillestar të pronave të fshatit Dhërmi, që janë 815 pasuri, për të cilat banorët që nga 15 gushti do të mundet të marrin certifikatat e pronësisë. ZRPP e ka nisur këtë si një projekt pilot, për ta shtrirë më pas regjistrimin fillestar në të gjitha zonat që i përkasin bashkisë së Himarës. Kjo zyrë ka një vlerë të shtuar për shkak të këtyre shërbimeve të shtuara që do t’u ofrojë banorëve të zonës, me qëllim që t’u japim zgjidhje njëherë e mirë të gjitha problematikave të paraqitura deri tani lidhur me titujt e pronësisë”, është shprehur Ministrja e Drejtësisë.