Në kuadër të reformave të thella që ka ndërrmarrë qeveria shqiptare për rritjen e efiçencës në gjykime dhe luftën kundër korrupsionit, me qëllim rritjen e efektivitetit në sistemit e drejtësisë, nga Ministria e Drejtësisë është ndërrmarrë nisma për rishikimin e ligjit nr.7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale”, i ndryshuar.
Ky draft është produkt i mbledhjes, shqyrtimit dhe analizimit të materialeve të përcjella nga ekspertët ndërkombëtarë dhe lokalë të cilët kanë evidentuar çështje të caktuara për një përmirësim të mëtejshëm të dispozitave të procedurës penale.
Rishikimi i Kodit të Procedurës Penale është bërë në përputhje me Kushtetutën si dhe me qëllimin për të ndryshuar, hequr apo shtuar dispozita dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare, me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Një tjetër qëllim i projektligjit është përmirësimi i sistemit ekzistues, përcaktimi më i qartë i roleve të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë penale, siç përcaktohen në Kod, formulimi dhe strukturimi i qartë i tij, me terma ligjorë të përkufizuar saktë dhe të përdorur njëlloj gjatë të gjithë Kodit të Procedurës Penale.
Ndryshimet synojnë gjithashtu:
Gjithashtu, drafti përmban dhe ndryshime të natyrës teknike, në drejtim të qartësimit të Kodit dhe përmirësimit të zbatueshmërisë së tij.
Ministria e Drejtësisë fton këdo të përcjellë komente mbi projektin me shkrim, ose në rrugë elektronike në adresën Edlira.Jorgaqi@drejtesia.gov.al (Drejtore e Përgjithshme e Kodifikimit) me qëllim dhënien e kontributit për përmirësimin e projektit.
Faleminderit!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.