Kodi i Procedurës Civile parashikon shprehimisht në nenin 224/d, si më poshtë:
Neni 224/d
Regjistri elektronik i ekspertëve
1. Ministria e Drejtësisë krijon, administron dhe vë në dispozicion për publikun një regjistër elektronik për ekspertët. Ky regjistër ndahet në seksione të ndryshme, duke grupuar ekspertët, sipas fushave të tyre të ekspertizës dhe vendit ku ata punojnë.
2. Gjyqtari cakton një ekspert jashtë regjistrit elektronik, vetëm kur, për nevoja të procesit, eksperti nevojitet nga fusha të veçanta ekspertize, për të cilat ligji nuk parashikon licencimin e tyre.
3. Ministria e Drejtësisë pranon regjistrimin e ekspertit në regjistrin elektronik, nëse ai përmbush kriteret e mëposhtme:
a) të ketë dhjetë vjet përvojë profesionale në fushën specifike apo të ngjashme. Pesë vjet përvojë profesionale e këtij lloji është e mjaftueshme nëse aplikanti ka përfunduar një trajnim profesional në fushën përkatëse;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të jetë i regjistruar dhe të ketë përmbushur në mënyrë të rregullt detyrimet në organet tatimore.
4. Regjistri elektronik duhet të parashikojë një rubrikë të veçantë, ku palët e interesuara mund të vlerësojnë ekspertin në lidhje me ekspertizat e tij në të shkuarën, duke përdorur një sistem pikëzimi.”
Për zbatimin e dispozitës së sipërcituar në këtë rubrikë do të gjeni të publikuar:
· Regjistri Elektronik i Ekspertëve
(në proces përditësimi bazuar në vlerësimin e kërkesave të administruara)
· Sistemi i pikëzimit
(në proces përditësimi bazuar në vlerësimin e palëve të interesuara )
· Formulari i kërkesës për aplikim për regjistrim
· Formulari i vetdeklarimit të gjendjes gjyqësore
Depozitimi i aplikimeve së bashku me dokumentet shoqëruese të përcillen elektronikisht nëpërmjet shërbimit “Aplikim për Ekspert Gjykate” në Platformen Qeveritare e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13318
Për cdo informacion tjetër të nevojshëm na kontaktoni në adresën email: ekspertet@drejtesia.gov.al
*Lista do te perditesohet ne menyre te vazhdueshme
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.