Reforma në drejtësi unike dhe kurajoze - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 30/04/2018

Reforma në drejtësi unike dhe kurajoze

Reforma në drejtësi unike dhe kurajoze

Gjonaj në ministerialin e Kopenhagenit

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, prezantoi reformën në Drejtësi në Konferencën e nivelit të lartë të Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Këshillit të Evropës të zhvilluar në Kopenhagen të Danimarkës. Vendet pjesëmarrëse në Konferencë u darkodësuan për një paketë thelbësore reformash, të cilat do të sigurojnë një vazhdimësi të sistemit të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që të jetë efektive dhe e balancuar. Ministrja Gjonaj theksoi në fjalën e saj se: “Shqipëria ka treguar angazhim të plotë në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe në respektimin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Shqipëria po kryen një reformë unike dhe kurajoze në drejtësi, ku respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve ka qenë një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare, në të cilat ka pasur një progres domethënës. Lidhur me reformën e pronës që ka nisur qeveria, duhet theksuar se tashmë, ka nisur zbatimi me efektshmëri i mekanizmit konkret ligjor për zgjidhjen e çështjes së pronave.