Reagim mbi ngjarjen e shënuar ndaj Drejtorit të IEVPenale Fushëkrujë z. Arben Suloj - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 19/01/2015

Reagim mbi ngjarjen e shënuar ndaj Drejtorit të IEVPenale Fushëkrujë z. Arben Suloj

Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm ndaj Drejtorit të Burgut të Fushëkrujës z. Arben Suloj.

Ky institucion po ndjek me vëmendje të veçantë dinamikën e ngjarjes dhe shpreh të gjithë gadishmërinë për të ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Me marrjen e njoftimit mbi ngjarjen, Ministri i Drejtësisë, z.Nasip Naço ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave që do të mundësojnë forcimin e sigurisë në sistemin penitenciar në tërësi, duke informuar në mënyrë periodike-ditore mbi situatën dhe zhvillimet e brendshme të këtij sistemi.

Gjithashtu Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, inkurajon organet përkatëse të vënë sa më shpejt përpara përgjegjësisë autorët, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat që kjo ngjarje e rëndë të mos ketë asnjë pasojë dhe të mos ndikojë në mbarëvajtjen e mëtejshme të punës në sistemin penitenciar.

Ministria e Drejtësisë i gjendet pranë z. Arben Suloj dhe familjes së tij, ndërkohë që shprehim vullnet të plotë për të vijuar punën në forcimin, ruajtjen dhe zbatimin e plotë të ligjit duke mos u tërhequr përballë ngjarjeve të tilla.