MD përshëndet arrestimin e autorit që kërcënoi prokurorin B. Memia
MD: Mbështesim dhe inkurajojmë me forcë punën e prokurorisë
MD: I dënueshëm çdo lloj kërcënimi ndaj punonjësve të ligjit
MD: Cdo retorikë që dekurajon këta punonjës, e papranueshme
MD: Bashkëpunimin pa asnjë kushtëzim në luftën kundër krimit të organizuar
Ministria e Drejtësisë përshëndet arrestimin nga Policia e Shtetit të autorit që kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Krujë, z. Bujar Memia.
Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht dhe do të inkurajojë me forcë punën e prokurorisë në luftën me krimin e organizuar si dhe me ata që kryejnë vepra penale të të gjitha natyrave.
Ministria e Drejtësisë mbështet gjithashtu punën e dhjetra prokurorëve të ndershëm që respektojnë ligjin e që përballen në mënyrë të përditshme me botën e krimit edhe duke sakrifikuar në emër të sigurisë publike dhe qetësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.
Ne dënojmë prerë dhe në mënyrë kategorike çdo lloj kërcënimi që ju bëhet punonjësve të ligjit.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.