publikimin e fteses per oferte per procedurat ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/02/2023

publikimin e fteses per oferte per procedurat ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise

Referuar detyrimit te shprehur ne nenin 3 të VKM-së nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, per publikimin e fteses per oferte per procedurat ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise.

 

FTESË PËR OFERTË

 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:

Emri                            Ministria e Drejtësisë

Adresa                         Bulevardi “Zogu I”, Tiranë

Tel/Fax                        04 2 259 389

E-mail                          info@drejtesia.gov.al

Faqja e Internetit        www.drejtesia.gov.al

 

Lloji i proçedurës së prokurimit: “Proçedurë e thjeshtuar”. Arsyet e përdorimit të kësaj proçedurë bazohen në nenet 5 e 56, të VKM-së nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;

Objekti i kontratës: “Kolaudimi i punimeve për Rikonstruksionin dhe sistemin e sigurisë së godinës IEVP Pojskë”.

Numri i referencës së procedurës: Urdhri i prokurimit nr. 173, datë 16.2.2023.

Fondi limit: 57.727 (pesëdhjetë e shtatëmijë e shtatëqind e njëzet e shtatë) Lekë pa TVSH, i përllogaritur sipas tabelës përkatëse të nenit 62, të VKM-së nr. 354, datë 11.05.2016.

Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 7 (shtatë) ditë nga lidhja e kontratës.

Kriteret e shpalljes së fituesit: Çmimi më i ulët.

Afati kohor për dorëzimin e ofertës:

Data 27/02/2023 ora 10:00.

Vendi i dorëzimit: Ministria e Drejtësisë.

  • Operatorët ekonomikë të interesuar mund të paraqiten pranë AK për t’u njohur me preventivin dhe dokumente të tjera teknike të dosjes objekt kolaudimi, për të marrë informacion të plotë për përgatitjen e ofertës ekonomike. Afati i paraqitjes pranë AK është nga data 20.2.2023 deri me datë 24.2.2023 brenda orarit zyrtar të punës. Njohja me informacionin teknik te klasifikuar “sekret” mund të bëhet vetëm nga personat e pajisur me CSP ne nivelin minimalisht “sekret”.

Kjo procedurë prokurimi do të zhvillohet bazuar në :

Ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”;

VKM nr. 1170, datë 24.12.2020 “Për miratimin e rregullave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”; dhe VKM nr. 542, datë 29.9.2021 “Për rregullat, procedurat dhe kërkesat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Kriteret për përzgjedhjen e kandidatit, janë përkatësisht si më poshtë :

  1. Operatorët ekonomikë duhet të jenë të pajisur dhe tw paraqesin Certifikatën e Sigurimit Industrial (CSI), lëshuar nga DSIK , në emër të ofertuesit, e cila duhet të jetë:
  • Jo më e ulët se niveli i klasifikimit “Sekret”;
  • E vlefshme në momentin e prokurimit dhe të lidhjes së kontratës së klasifikuar;
  • Në përputhje me objektin specifik të prokurimit të klasifikuar.
  1. Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin një Deklaratë noteriale ne perputhje me nenin 35 të VKM nr. 542, datë 29.9.2021 “Për rregullat, procedurat dhe kërkesat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.
  2. Operatorët ekonomikë duhet të disponojnë Licencë të vlefshme për “kolaudim punime ndërtimi“, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sipas përcaktimit në vendimin nr. 759, datë 12.11.2014 të Këshillit të Ministrave, “Për licencimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrjes e koaludimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”, ndryshuar me VKM-në nr. 943 datë 28.12.2016, me kategoritë si më poshtë:
  • P-1 Punime gërmimi në tokë.
  • P-2    Ndërtime civile e industriale.
  • P-3 Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasada.
  • S-1 Punime për prishjen e ndërtimeve.
  • S-12 Impiante teknologjike, termike dhe të kondicionimit.
  • S-14 Impiante të brendshme elektrike, telefoni, radiotelefoni TV ejt.

Për operatorët e huaj të bëhet njehsimi i liçencës profesionale që disponojnë nga vendi i origjinës pranë Institucionit përkatës, në plotësim të licencave profesionale të kërkuara për ekzekutimin e kontratës.

Oferta dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohen dorazi brenda një zarfi të mbyllur, në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, deri brenda afatit të përcaktuar (datës dhe orës per dorëzimin e ofertave.)

Zarfi, drejtuar autoritetit kontraktor (i firmosur e i vulosur) duhet të shoqërohet me një shkresë përcjellëse dhe/ose autorizimin e personit, si dhe duhet të përmbajë në brendësi:

  1. Ofertën ekonomike të ofertuesit;
  2. Kopje të noterizuar të CSI-së;
  3. Deklaratë noteriale;
  4. Kopje të Noterizuar të Licensës profesionale.

 Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.