Dënimi penal duhet të jetë reagimi i fundit shtetëror ndaj sjelljeve të individëve, të përcaktuara si devijime social-ligjore, ndaj më lejoni të përsëris qëndrimin tim se ka një ndryshim thelbësor mes qëndrimeve totalitare dhe zhvillimeve të sotme demokratike ku në diktaturë “Futja e një njeriu në burg ishte zgjidhja e problemit, ndërsa sot futja e një njeriu në burg, është problemi që duhet të zgjidhur”.
Zbatimi i politikës “që burgimi të përdoret si mjet i fundit” është i lidhur ngushtësish me zhvillimin e politikave të tjera ku dënimet alternative vlerësohen si një opsion i suksesshëm.
Praktikat gjyqësore si dhe studimet e shumta të kryera në fushën e kriminologjisë, kanë evidentuar se grupmosha 17- 21 vjeç ka riskun më të madh për t’u përfshirë më shumë në kryerjen e një vepre penale.
Gjithashtu, po aq i qartë është dhe fakti se mënyra e trajtimit të kësaj grupmoshe gjatë ekzekutimit të vendimit penal, ndikon shumë në formimin e personalitetit të saj.
Qëllimi ynë është dhe do mbetet ulja e numrit të të dënuarve dhe jo zhvillimi i politikave penale të ashtuquajtura “ekspasion penal”, në veçanti, për kategorinë e personave të mitur dhe të grup moshës 17-21 vjeç, që përbën 15.6% e numrit total të të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Shumëkush nga ju ka të drejtën të pyes se, a cënohet siguria publike dhe qytetare nga zbatimi i detyrimeve të këtij ligji?
Qeveria shqiptare është e vendosur të zbatojë ligjin njësoj dhe për të gjithë, dhe t’i përgjigjet kriminalitetit me një politikë të re dënimi.
Më lejoni t’ju bëj me dije se, gjatë hartimit të këtij projektligji për amnistinë, kemi marrë në konsideratë:
Në thelb të kësaj amnistie mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo e veprës penale, ku në nenin 4 të projektligjit është parashikuar shprehimisht “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë”,
Nevoja për të miratuar këtë ligj është e lidhur ngushtësisht:
Me ashpërsimin e politikave penale për vepra penale, me masa dënimi mbi 5 vjet dhe zbatimin e dënimeve alternative për vepra penale të cilat parashikohen në Ligjin për Ekzekutimin e Dënimeve Penale.
Qeveria shqiptare synon që, në përputhje me kopetencën që ka neni 54 i ligjit nr.8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, çdo vit, jo më vonë se data 31 Mars, Ministri i Drejtësisë, në emër të Këshillit të Ministrave, t’i përcjelli Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet që duhet të mbahen parasysh për vitin në vazhdim, të lidhura me luftën kundër kriminalitetit, ashpërsimin e dënimeve për veprat penale për të cilat aplikohet një masë dënimi me burgim mbi pesë vjet, ashtu sikurse duhet të procedojë më tepër në zgjidhjet alternative për vepra penale më të lehta.
Alternativat e dënimit janë parashikuar në kreun VII të Kodit Penal “Alternativat e dënimit me burgim” dhe konkretisht në nenet:
Në këtë frymë kanë ecur edhe ndryshimet e Kodit Penal në vitet 2008, 2010, 2012 e 2013.
Kjo qasje e re juridiko-sociale orienton drejt dhënies së dënimeve alternative që kanë kryesisht karakter humanitar, dhe jo ndaj dënimit penal që ka kryesisht karakter ndëshkimor.
Duhet thënë se edhe personat, ndaj të cilëve zbatohet një prej alternativave të dënimit me burgim, e ndiejnë forcën shtrënguese të shtetit në një mënyrë ose në një tjetër, pasi ata kufizohen në liritë dhe të drejtat e tyre, ndiejnë vrojtimin dhe mbikëqyrjen reale të autoriteteve zbatuese si dhe vuajnë pasojat e veprës së kryer prej tyre.
Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe ngritja dhe vënia në funksionim e Shërbimit të Provës që ka një mision të posaçëm, atë të mbikëqyrjes e të mbështetjes në zbatimin e alternativave të dënimit me burgim, duke asistuar personin e dënuar për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga dënimi alternativ dhe për kapërcimin e vështirësive për riintegrimin e tij shoqëror dhe sjelljen e ndryshimeve pozitive në jetën e të dënuarve.
Ministria e Drejtësisë synon të ndërmarrë masa administrative për shtrirjen e Shërbimit të Provës pranë çdo rrethi gjyqësor, me prioritet hapjen e 10 zyrave të reja vendore të këtij shërbimi.
Nga viti 2008 e vijim rreth 9000 persona kanë kaluar nëpërmjet Shërbimit të Provës, masë e cila ka ulur ndjeshëm mbipopullimin në burgje dhe ka përgjysmuar koston buxhetore për çdo të dënuar.
Mbetemi të vendosur për një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë duke vënë në fokus edhe dinjitetin njerëzor e lirinë e individit. Në këtë kuadër, amnistia është një hap i domosdoshëm drejt kësaj reforme rrënjësore.
Aplikimi i amnistisë sot nuk duhet parë vetëm si një “akt i mëshirës”, por edhe si një akt për të rivendosur legjitimitetin kushtetues në vendet e vuajtjes së dënimit, ku ai është shkelur në mënyrë sistematike. Ajo përveçse ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve në institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale, duhet parë edhe si një akt për të rivendosur dinjitetin e të dënuarve.
Amnistia është në përputhje me kushtetutën, pika 2 e nenit 81 të saj, me legjislacionin ekzistues në fuqi, përkatësisht neni 71 i Kodit Penal, ku përcaktohet se “Kuvendi, me aktin e amnistisë, përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë” si dhe me standardet evropiane për trajtimin e të dënuarve, përkatësisht neni 3 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ndalon në mënyrë absolute trajtimin çnjerëzor dhe degradues në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Nisma ligjore për një amnisti është shumë e rëndësishme për funksionimin brenda standardeve të sistemit të burgjeve në përgjithësi, pritshmëritë pozitive të individit ndaj shtetit human, nëpërmjet dënimeve alternative, si dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.
Sipas projektligjit përfitojnë amnisti:
me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij projektligji;
B) Të dënuarat femra, që janë baraz ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
C) Të dënuarit meshkuj, që janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji;
D) Të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të Kodit Penal.
Neni 4 i projektligjit ka parashikuar shprehimisht:
“kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë”, që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 4, të projektligjit, janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë”.
Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:
Projektligji është bashkërenduar edhe me sugjerimet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe është një risi në raport me dënimin penal, i orientuar drejt së duhurës, drejt një drejtësie korrigjuese dhe restauruese shoqërore.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.