Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave (AKKP), në muajin Nëntor të vitit 2013 ka nisur realizimin e Regjistrit Themeltar të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nga viti 1993 deri më sot.
Kjo agjenci për krijimin e këtij regjistri themeltar u orjentua drejt një kalendari pune të qartë për identifikimin dhe regjistrimin e të gjitha dosjeve në institucion, qoftë atyre “të humbura”, “të mbyllura nëpër sirtarë” apo të lëna prej 8 vitesh pa shqyrtim në arkivën e institucionit.
I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të këtij regjistri, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se qeveria shqiptare, menjëherë pas mandatimit të saj, ka treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e tyre, sepse ajo është e vetëdijshme se ky proces do të ketë një impakt pozitiv ndaj qytetarëve, duke i garantuar dhe siguruar atyre të drejtat pronësore.
Më poshtë fjala e Ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço në përurimin e regjistrit elektronik mbi evidentimin e vendimmarrjes së AKKP-së
Sot bëjmë realitet një nga premtimet tona!.
Në takimin që zhvilluam në këto ambiente, disa muaj më parë, premtuam krijimin e një data-base të unifikuar të të gjitha dosjeve dhe vendimeve, që gjenden në arkivën e AKKP-së.
Të gjithë ju, përfaqësues të medias, ishit dëshmitarë të situatës së tmerrshme, në të cilën ndodheshin ambjentet e kësaj arkive, ku mbizotëronte era e rëndë e mykut dhe ku të drejtat e pronarëve shqitarë qëndronin për vite të tëra brenda dosjeve të pashqyrtuara e të mbuluara nga pluhuri i harresës.
Problematika e mbivendosjeve së pronave, kishte krijuar një situatë problematike, përsa kohë që pretenduesit e së njëjtës pasuri endeshin në procese gjyqësore ndër vite.
Kjo situatë ishte krijuar për shkak të keqfunksionimit të institucioneve, që prodhojnë dhe regjistrojnë tituj pronësie.
Nisur nga problematika e konstatuar, e evidentuar nga verifikimet paraprake, solli nevojën e domosdoshme për regjistrimin dhe dixhitalizimin e të gjithë vendimmarrjes së AKKP-së ndër vite, në mënyrë të plotë dhe në të gjithë territorin e vendit.
Qeveria shqiptare, menjëherë pas mandatimit të saj, ka treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e tyre, sepse ajo është e vetëdijshme se ky proces do të ketë një impakt pozitiv ndaj qytetarëve, duke i garantuar dhe siguruar atyre të drejtat pronësore.
Më lejoni t’ju sjellë në vëmendjen tuaj se, si pjesë e reformës në ligjin e pronave, por edhe si pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe realizimit te transparences për publikun e gjere, ishte dhe projekti që po lançohet sot, për të cilën gjej rastin të falënderoj padyshim dhe Drejtoreshën e këtij institucioni për përçimin e ideve në realizimin e tij.
Për këtë, për herë të parë në aktivitetin 21 vjeçar të kthimit dhe kompensimit të pronave, Qeveria morri përsipër evidentimin e të gjitha vendimeve të dhëna, qysh nga Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të organizuara nëpër Bashki, sipas organizimit të vjetër e ndër vite, deri te vendimarrjet e kohëve të fundit të AKKP-së.
Falë projektit të iniciuar në muajin Nëntor 2013, ky proces u mbyll përmes regjistrimit në një data-bazë të unifikuar, të të gjitha dosjeve dhe vendimeve, që gjenden në arkivën e AKKP-së.
Risitë pozitive të hartimit dhe më pas të implementimit të këtij regjistri janë:
Më lejoni të përshëndes edhe njëherë të gjithë punonjësit e AKKP-së dhe drejtuesen e këtij institucioni për punën e pakursyer të deritanishme, për t’i dhënë jetë këtij procesi kaq të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.