Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka pritur ditën e sotme një delegacion të Bakës Botërore të kryesuar nga znj. Mariam Salam. Temë e diskutimit mes tyre ka qenë ecuria e miratimeve të akteve nënligjore të Ligjit për “Falimentin në Republikën e Shqipërisë. Në këtë takim, delegacioni i Bankës Botërore shpjegoi përpara ministres Gjonaj se prej disa kohësh po punohet për draftimin e këtyre akteve të cilat një pjesë janë miratuar dhe përfunduar.
“Kënaqësi të mikëprisja përfaqësuesen e Bankës Botërore znj. Maryam Salim dhe ekipin e saj plot potencial, për të kristalizuar punën e nisur mbi plotësimin e kuadrit ligjor të falimentit. Bashkërisht, dakordësuam drejtimet kryesore bashkëpunuese për përfundimin e akteve nënligjore, funksionimin e drejtorisë së Falimentit në Ministrinë e Drejtësisë, ngritjen e kapaciteteve të stafit të drejtorisë si edhe sensibilizimin e aktorëve të kësaj fushe. Brenda vitit 2019 rezultatet e para të mirëfunksionimit do të japin frytet e para!”, nënvizon Gjonaj.
Nga ana tjetër, znj. Salam e siguroi që në fazën e dytë të kësaj nisme siç edhe ka qenë parashikuar në marrëveshje me Bankën Botërore, do të ketë trajnime të vazhueshmë, asistencë teknike dhe ekspertizë të specializuar për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.