Për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin “Për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, të cilin po ia nënshtron procesit të konsultimit.

Gjatë fazës përgatitore të këtij projektakti, Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar me aktorët e përfshirë në procesin e vlerësimit, përvoja e të cilëve ka qenë një vlerë e shtuar gjatë hartimit. Një grup i përbashkët pune është ngritur me përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Unioni i Gjyqtarëve, gjyqtarë si dhe përfaqësues të misionit të BE “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri” (EURALIUS IV).

Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i veprimtarisë së gjyqësorit në tërësi, duke promovuar cilësinë dhe eficiencën në dhënien e drejtësisë nëpërmjet vlerësimit të aftësive profesionale dhe etike të veprimtarisë së gjyqtarit.

Ministria e Drejtësisë fton këdo të përcjellë komente në rrugë elektronike, me qëllim dhënien e kontributit për përmirësimin e projektit. Lutemi të dërgoni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja në adresat Liljana.Kaci@drejtesia.gov.al dhe Argita.Alikaj@drejtesia.gov.al, brenda datës 23.02.2015.

Mirëpresim çdo sugjerim!

 

SHKARKO PROJEKTLIGJIN

SHKARKO RELACIONIN