PËR SHPREHJE INTERESI PËR VENDET VAKANTE PËR PËRMBARUES GJYQËSOR SHTETËROR
Në mbështetje të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë’’, i ndryshuar, nenit 12, 16, 17, 33 të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror’’, Urdhërit nr. 222, datë 14.12.2023, të Kryeministrit, “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror”, urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 167, datë 25.03.2024 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përmbarimit’’, Urdhërit nr. 432, datë 30.6.2023 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin, zhvillimin, përmbajtjen e provimit të pranimit si dhe procedurën e vlerësimit të shpalljes së rezultateve për përmbaruesin gjyqësor shtetëror’’, si dhe urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 300, datë 21.5.2024, ‘’Për shpalljen e vendeve vakante për përmbarues gjyqësor pranë shërbimit përmbarimor Gjyqësor Shtetëror’’, Këshilli i Përmbarimit, shpall thirrjen për shprehje interesi për fillimin e procedurave për hyrjen në provimin e pranimit për plotësimin e 7 (shtatë) vendeve vakante për përmbarues gjyqësor shtetëror në zyrat vendore përmbarimore pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, si më poshtë:
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Dibër;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Durrës;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Elbasan;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Krujë;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Lezhë;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Shkodër;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Tiranë
Kanë të drejtë të marrin pjesë në provimin e pranimit kandidatët që plotësojnë kushtet referuar nenit 16 të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror’’, si më poshtë:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
Të ketë përfunduar programin e ciklit të dytë të studimeve universitare për drejtësi brenda vendit ose diplomë të njësuar me të, ose të ketë përfunduar studimet universitare për drejtësi jashtë vendit të njohur, dhe njësuar sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’’;
Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor penal të formës së prerë;
Të mos jenë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës ose funksionit publik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë;
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
Të ketë të paktën tre vjet përvojë profesionale si jurist;
Të ketë integritet moral të lartë;
Shprehja e interesit për hyrjen në provimin e pranimit duhet të depozitohet brenda datës 18.6.2024 në (rrugë postare ose edhe fizikisht) në adresën e insitucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, Sheshi‘’Mustafa Kemal Ataturk”’, Tiranë, shoqëruar me dokumentacionin shoqërues, si vijon:
Kërkesë për shprehje interesi dhe arsyet përkatëse të motivimit për pjesmarrjen në këtë provim;
Jetëshkrim;
Kopje e kartës së identitetit;
Kopje të njësuar me origjinalin e diplomës së ciklit të dytë (master profesional ose master shkencor me 120 kredite me afat ndjekje dyvjecare) të studimeve universitare për drejtësi, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licensuara dhe të akredituara siaps dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të diplomës ose diplomën e të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’’;
Vërtetim nga punëdhënësi i fundit dhe/ose organet disiplinore, që nuk është larguar nga detyra ose i është hequr liçensa, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni për shkaqe disiplinore, si dhe vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
Kopje të njësuar me origjinalin të librezës së punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë;
Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
Raportin mjeko ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm në kuadër të kryerjes së detyrës si përmbarues gjyqësor shtetëror’’;
Dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar viteve të fundit;
Deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike;
Çdo dokument tjetër që çmohet i nevojshëm për vërtetimin e përmbushjes së kritereve ligjore për përmbarues gjyqësor shtetëror.
Kandidatët që përmbushin kushtet për tu pranuar në provimin me shkrim do të njoftohen përmes publikimit të listës emërore në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit brenda 10 (dhjetë) nga mbyllja e afatit të aplikimit.
Provimi me shkrim do të zhvillohet më datë 2.9.2024 ora 10:00, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë me adresë: Bulevardi ‘’Zogu i Parë”, Tiranë.
Rregullat e detajuara për zhillimin e provimit të pranimit, për kontrollin e njohurive, fusha e testimit ,vlersimin me pikë dhe mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar janë sipas përcaktimeve në urdhërin e Ministrit të Drejtësisë nr. 432, datë 30.06.2023 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme përorganizimin, zhvillimin, përmbajtjen e provimit të pranimit si dhe procedurën e vlerësimit dhe shpalljes së rezultateve për përmbaruesin gjyqësor shtetëror’’ publikuar edhe në fletoren zyrtare.
Provimi i pranimit vlerësohet me maksimumin e mundshëm 100 (njëqind) pikë, nga të cilat provimi me shkrim përbën 75 (shtatëdhjetë e pesë) pikë të numrit total të pikëve dhe pjesa e provimit me gojë përbën 25 (njëzet e pesë) pikë.
Kandidati që do të vlerësohet me të paktën 60 pikë në pjesën e kontrollit të njohurive me shkrim, kalon në testin e kontrollit të njohurive me gojë.
Lista me kodet dhe pikët e fituara nga kandidatët në provimin me shkrim, publikohet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit. Publikimi, për efekt ankimi, është i barasvlefshëm më njoftimin e çdo kandidati.
Data, ora dhe vendi i zhvillimit të testimit me gojë do të publikohet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit.
Publikimi është i barasvlefshëm me njoftimin e çdo kandidati.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.