PËR SHPALLJEN E SHPREHJES SË INTERESIT TË SHOQATAVE PROFESIONALE TË INTERESUARA PËR TË PASUR ANËTARË NË KOMISIONIN DISIPLINOR PËR NDËRMJETËSIT E PASURIVE TË PALUAJTSHME. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 15/11/2022

PËR SHPALLJEN E SHPREHJES SË INTERESIT TË SHOQATAVE PROFESIONALE TË INTERESUARA PËR TË PASUR ANËTARË NË KOMISIONIN DISIPLINOR PËR NDËRMJETËSIT E PASURIVE TË PALUAJTSHME.

Me ligjin Nr. 9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe aktet nënligjore të nxjerra në funksion dhe për zbatim të tij, është rregulluar procedura për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, si një risi në legjislacionin shqiptar.

Komisioni Disiplinor shqyrton të gjitha raportet e hetimit së bashku me dosjet hetimore të ministrit të Drejtësisë, kërkesat e ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme dhe vendos për masat disiplinore sipas ligjit.

Në nenin 29 të Ligjit nr. 9/2022 përcaktohet se:

 “Komisioni disiplinor është organ kolegjial, i cili përbëhet nga:  

a) 2 përfaqësues nga ministria;  

b) 1 përfaqësues nga ministria që mbulon çështjet e parandalimit të pastrimit të parave;  

c) 2 përfaqësues nga shoqatat profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme.  

Në Kreun II të Urdhërit Nr.186, datë 04.05.2022, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për kriteret, procedurat për përzgjedhjen e përfaqësuesve dhe funksionimin e komisionit disiplinor, mënyrën e ushtrimit të përgjegjësive prej tij dhe organizimin e procedimit disiplinor për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme”, janë përcaktuar hollësisht kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarve të Komisionit Disiplinor.

Përfaqësuesit në Komisionin Disiplinor caktohen nga strukturat përgjegjëse që lidhen me fushën e profesioneve të rregulluara dhe pasurive të paluajtshme, në përputhje me fushën e përgjegjësisë respektive.

Për sa më sipër, ftojmë të gjitha shoqatat profesionale për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme për shprehjen e interesit për të pasur anëtarë në komisionin disiplinor.

Kërkesat të paraqiten pranë Ministrisë së Drejtësisë brenda afatit 10 ditor.