RISHPALLJE
E THIRRJES PER SHPREHJE INTERESI TE KANDIDATEVE PER ANETARE TE
KOMISIONEVE TE POSAÇME PER PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PER
PERKTHYES ZYRTAR PER GJUHET (ARABE, BULLGARE, KINEZE, MAQEDONASE, POLAKE, RUMUNE, RUSE , SPANJOLLE, TURKE)DHE PER PROVIMIN E
KUALIFIKIMIT PER INTERPRET TE GJUHES SE SHENJAVE
Pranë Ministrisë së Drejtësisë, ne Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve te Drejtësisë, në Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, funksionon Sektori i Përkthimeve Zyrtare për Bashkëpunimin Ndërgjyqësor dhe Certifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. Në Fletoren Zyrtare nr. 120 më datë 30.07.2021 është publikuar ligji nr. 82/2021 dt. 24.06.2021 mbi “Përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”. Ky ligj ndër të tjera parashikon dhe organizimin një herë në dy vjet të provimit të kualifikimit për kandidatët për përkthyes zyrtar.
Në bazë të nenit 16 pika 8 të ligjit të mësipërm ka dalë urdhri i Ministrit të Drejtësisë nr. 192 datë 04/05/2022 “Për përcaktimin e rregullave më të hollësishme për kriteret, procedurat e përzgjedhjes së përfaqësuesve dhe funksionimin e komisioneve të posaçme, tarifat për pjesëmarrje, organizimin dhe zhvillimin e provimit të kualifikimit për përkthyes zyrtar dhe për interpret të gjuhës së shenjave, si dhe procedurën e mënyrën e vlerësimit të provimeve”.
Në zbatim të nenit 6 të urdhrit të lartpërmendur, “Thirrja për paraqitjen e shprehjeve të interesit për anëtarë të komisioneve të posaçme për provimin e kualifikimit për çdo gjuhë të huaj dhe për anëtar të komisionit të posaçëm për provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave shqipe publikohet në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare dhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë 90 ditë përpara datës së provimit të kualifikimit të përcaktuar në urdhrin e ministrit të Drejtësisë”.
1) Aplikanti që shpreh interesin për të qenë përfaqësues në komisionet e posaçme për provimin e kualifikimit për përkthyes zyrtar për çdo gjuhë të huaj dhe përfaqësues në komisionin e posaçëm për provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave, duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme si më poshtë:
ç) të mos jetë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës, funksionit publik ose nga puna në pozicione të tjera pranë personave juridikë privatë për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë, me përjashtim të rasteve kur kjo masë disiplinore është shuar dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në çastin e paraqitjes së shprehjes së interesit;
Aplikanti që shpreh interesin për të qenë përfaqësues në komisionin e posaçëm për provimin e kualifikimit për përkthyes zyrtar për çdo gjuhë të huaj, duhet të plotësojë kriteret e veçanta të mëposhtme:
Aplikanti qe shpreh interesin për përfaqësues në komisionin e posaçme për provimin e kualifikimit për interpret të gjuhës së shenjave shqipe, duhet të plotësojë kriteret e veçanta të mëposhtme:
Përfaqësuesit nga radhët e ministrive nuk mund të jenë anëtarë të më shumë se 2 (dy) komisioneve të posaçme.
Kandidati për anëtar të komisionit të posaçëm paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin shoqërues BRENDA 7 DITËVE NGA DATA E PUBLIKIMIT TË RITHIRRJES PËR PARAQITJEN E SHPREHJEVE TË INTERESIT.
Shprehja e interesit nga kandidati përmban këto të dhëna:
Kandidati për anëtar të komisionit të posaçëm, për të provuar përmbushjen e kritereve të përgjithshme, paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë me postë ose dorazi dokumentacionin shoqërues si vijon:
diplomës, ose diplomën e të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njehsuar pranë ministrisë përgjegjës për arsimin;
ç) vërtetim nga institucionet dhe personat juridikë privatë ku ka ushtruar detyrën ose funksionin publik apo me të cilat ka lidhur marrëdhënien e punës se ndaj tij nuk është dhënë masa disiplinore e shkarkimit për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, ose nëse është dhënë kjo masë, vërtetim që kjo masë disiplinore është shuar, sipas legjislacionit në fuqi;
ë) formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore të plotësuar dhe nënshkruar.
Kandidati për anëtar i komisionit të posaçëm për provimin e kualifikimit, për të provuar përmbushjen e kritereve të posaçme, paraqet dokumentacionin shoqërues si vijon:
Lista paraprake me numrin unik të identifikimit të kandidatëve të kualifikuar për të qenë anëtarë të komisioneve të posaçme dhe të kandidatëve të shkualifikuar publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Kandidatët e shkualifikuar njoftohen me shkrim, individualisht dhe në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.
Lista përfundimtare me numrin unik të identifikimit të kandidatëve të zgjedhur si anëtarë të komisioneve të posaçme, si dhe të kandidatëve të zgjedhur si anëtarë zëvendësues publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.