MINISTRIA E DREJTËSISË SHPALL TË HAPUR KONKURSIN PËR PËRKTHYES ZYRTAR - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 06/11/2019

MINISTRIA E DREJTËSISË SHPALL TË HAPUR KONKURSIN PËR PËRKTHYES ZYRTAR

FTESË PËR KONKURRIM

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, në zbatim të nenit 12 të Ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” (i ndryshuar me Ligjin nr. 9112, datë 24.7.2003 dhe ndryshuar me nenin 10 të Ligjit nr. 9694, datë 19.3.2007), Urdhrit të Kryeministrit, nr. 188 datë 18.10.2013 “Për miratimin e strukturës dhe organikës se Ministrisë se Drejtësisë”, Udhëzimit Nr. 3165, date 12.05.2004, “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, dhe tarifat e shpërblimit të përkthyesve të jashtëm, si dhe tarifat e përkthimit zyrtar që duhet të paguajnë të tretët” (i ndryshuar) dhe

Rregullores së Brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.

MINISTRIA E DREJTËSISË SHPALL TË HAPUR KONKURSIN PËR PËRKTHYES ZYRTAR

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

 

  1. Kritere të Përgjithshme:
  2. Të jetë shtetas shqiptar;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  5. Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak se tre vjet në përkthim ose në mësimdhënien e gjuhës;
  6. Të mos ketë qenë dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale;
  7. Të zotërojë shumë mire programet bazë të kompjuterit.

 

  1. Kritere të Veçanta:

a-        Të njohë shume mire gjuhën në të cilën kërkon të përkthejë;

b-        Kanë  përparësi:

  • personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse ose për drejtësi në një nga universitetet, gjuha e të cilit është ajo për të cilën aplikon;
  • personat që kanë ndjekur studime të thelluara të fushës në gale;
  • personat që e kanë gjuhë amtare gjuhën në të cilën kërkojnë të përkthejnë;
  • të diplomuarit apo te specializuarit jashtë vendit;
  • personat që kanë dhënë provimin përkatës të gjuhës në të cilën kërkojnë te përkthejnë brenda apo jashtë vendit me rezultate të larta.

Dokumentet e nevojshme për t’u pranuar në konkurrim të jenë origjinale ose kopje të noterizuara si më poshtë:

  1. Formulari i Aplikimit (shkarkohet nga faqja zyrtare e MD-së),
  2. Curriculum Vitae (CV),
  3. Pasaportë ose kartë identiteti,
  4. Raport mjekësor (i aftë për të punuar),
  5. Diplomë dhe listë notash,
  6. Dëshmi mbi provimin e gjuhës për të cilën konkurron,
  7. Librezë pune,
  8. Referencë/rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual,
  9. Dëshmi mbi njohjen e programeve bazë të kompjuterit,
  10. Formulari i vetë deklarimit të gjendjes gjyqësore (shkarkohet nga faqja zyrtare e MD-së),
  11. Fatura bankare e cila vërteton parapagimin e tarifës (shkarkohet nga faqja zyrtare e MD-së).

Tarifa e provimit është në vlerën 5000 (pesëmijë) lekë. Kandidati bën pagesën e shumës përpara postimit të dokumentacionit të aplikimit për llogari të Ministrisë së Drejtësisë, në të gjitha bankat e nivelit të dytë. Një kopje të mandatit të pagesës kandidati ia bashkëlidh dokumentacionit të aplikimit.

Afati i fundit për depozitimin e kërkesave për pjesëmarrjen në provimin e kualifikimit është data 20.11.2019 ora 16.00 në adresën

PROTOKOLLI I MD-SË

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

MINISTRIA E DREJTËSISË, BLVD. ZOGU 1, TIRANË (me postë)

Lista kualifikuese për të marre pjesë në konkurrim si dhe lista e të skualifikuarve do të shpallet pranë Ministrisë se Drejtësisë brenda datës 27.11.2019.

Kandidatët që pretendojnë se plotësojnë kriteret kualifikuese për konkurrim kanë të drejtën e ankimit pranë Komisionit Verifikues në MD jo më vonë se data 04.12.2019 ora 12:00, duke paraqitur motivet dhe dokumentet përkatëse. Shpallja e kandidatëve të lënë gabimisht jashtë listës kualifikuese për të hyrë në konkurrim bëhet me vendim të arsyetuar nga Komisioni Verifikues në MD brenda datës 05.12.2019. Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar dhe të skualifikuar për konkurrim do të shpallet pranë Ministrisë së Drejtësisë brenda datës 06.12.2019. Po në këtë datë në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë do të shpallen datat e konkursit. (www.drejtesia.gov.al)

Çdo aplikim i postuar pas datës së lartpërmendur për pranimin e dokumentacionit të kërkuar nuk do të merret në shqyrtim.

Formular per perkthyes te jashtem 2019

Faturë për arkëtim 2019

Formular vetdeklarimi