Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, të neneve 13, 14 dhe 19, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”, të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr. 6323/2, datë 25.10.2017 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve të organizimit të testimit të regjistruesit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, si dhe me qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,
Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në:
KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E REGJISTRUESIT
1. Kandidatët për pozicionin “Regjistrues” në ZVRPP duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme:
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë:
c. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;
d. Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
f. Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm
h. Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interest:
2. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 14 Nëntor 2017
TESTIMI I AFTËSIVE
Vlerësimi i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të kryhet në përputhje me procedurat e testimit të miratuara me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6323/2, datë 25.10.2017 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve të organizimit të testimit të regjistruesit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
Data dhe vendi ku do të zhvillohet konkurrimi si dhe programi i testimit, do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.