Njoftim për "Provimin e pranimit në Formimin Fillestar për Kandidatët për Noterë" - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 11/06/2021

Njoftim për “Provimin e pranimit në Formimin Fillestar për Kandidatët për Noterë”

NJOFTIM

Në zbatim të pikës 7, të nenit 6, të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, Këshilli Kombëtar i Dhomës Kombëtare të Noterisë në mbledhjen e datës 28.05.2021, vendosi të caktojë datën për zhvillimin e “Provimit të pranimit në Formimin Fillestar për Kandidatët për Noterë”.

Provimi do të organizohet në datë 11.09.2021, ora 10:00në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Holli nr.1, Tiranë.

Kandidatët e kualifikuar sipas listës së njoftuar në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Noterisë, kanë të drejtë të paraqiten në vendin dhe orën e përcaktuar sipas Vendimit të Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Detaje të karakterit organizativ dhe teknik do të njoftohen në vijim.