NJOFTIM PËR KONKURSIN PËR PËRKTHYES ZYRTAR PËR VITIN 2017

NJOFTIM

Konkurrimi për përzgjedhjen e përkthyesve të jashtëm të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2017 do të zhvillohet në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë ne datën 03.12.2016 ora 10.00.

Konkurrentet duhet te paraqiten ne ambientet e Ministrisë se Drejtësisë një orë përpara fillimit te konkursit pra ne orën 09.00 .

Kandidatët e kualifikuar për pjesëmarrje në provim, të paraqiten në Ministrinë e Drejtësisë me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme).

Kandidati hyn në sallën e provimit vetëm me dokumentin e identitetit. Çdo material tjetër, lihet në ruajtje në një vend të posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë.