NJOFTIM PËR DATËN, VENDIN DHE ORËN E ZHVILLIMIT TË PROVIMIT TË PRANIMIT NË TRAJNIMIN FILLESTAR PRANË QENDRËS KOMBËTARE TË TRAJNIMIT TË PËRMBARUESVE - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 09/01/2023

NJOFTIM PËR DATËN, VENDIN DHE ORËN E ZHVILLIMIT TË PROVIMIT TË PRANIMIT NË TRAJNIMIN FILLESTAR PRANË QENDRËS KOMBËTARE TË TRAJNIMIT TË PËRMBARUESVE

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë njofton se, Provimi i Pranimit në Programin e Trajnimit Fillestar pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve, do të zhvillohet në:

Datë: 19.1.2023

Vendi: Salla e Konferencave pranë Ministrisë së Drejtësisë, kati I

Ora: 17:00

Kandidatët e kualifikuar që kanë përmbushur kushtet për të marrë pjesë në provimin e pranimit në trajnimin fillestar, referuar nenit 18, pika 3 të ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, janë sipas listës emërore pjesë përbërëse e këtij njoftimi.

Pyetjet e provimit të pranimit në formimin fillestar do të bazohen në përmbajtjen e programit të detyrueshëm të trajnimit fillestar mbi tematika dhe aspekte bazike që përfshijnë:

Kodin Civil; Kodin e Procedurës Civile; Të drejtën private; Legjislacionit për shërbimin përmbarimor gjyqësor; Aspekte të veçanta të së drejtës publike dhe etikën profesionale.

Hyrja për në ambientet e brendshme për zhvillimin e provimit të pranimit do bëhet 1 (një) orë përpara orarit të njoftuar për zhvillimin e provimit. Ndaj të interesuarit e kualifikuar për të marrë pjesë në provim, duhet të paraqiten në ditën e provimit, në ambientin e caktuar për zhvillimin e tij, të pajisur me mjet identifikimi personal të vlefshëm, që në orën 16:00.

Kandidatët që nuk paraqiten në orarin e kërkuar dhe nuk kanë mjet identifikimi të vlefshëm, përjashtohen nga e drejta për të marrë pjesë në provim.

Ftohen të gjithë kandidatët e kualifikuar për të marrë pjesë në provim, të njihen paraprakisht me rregullat e detajuara për zhvillimin e provimit të pranimit, sipas përcaktimeve të urdhrit nr. 364, datë 31.5.2021 të ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e “Programit të detyrueshëm për trajnimin fillestar”, publikuar edhe në fletoren zyrtare.

Ky njoftim publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dhe të Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve ligjore.

Lista emërore

Njoftim 9.1.2023