Në datën 28.12.2014, ora 03:00, shtetasi Q.Z, 50 vjeç, i paraburgosur në IEVP Rrogozhinë, ka kryer vetëvrasje në mjediset e institucionit.
Nga ana e stafit mjekësor të institucionit sqarohet, se shtetasi Q.Z është trajtuar me medikamente për çrregullime depresive që në momentin e pranimit në institucion, duke u kryer të gjitha veprimet konform ligjit dhe rregullores.
Stafi i sigurisë ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa të paraburgosurit i është ofruar ndihma e parë në institucion dhe është dërguar gjallë në spitalin e Rrogozhinës, por atje nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit, ndërsa bën apel se askush nuk duhet të fitojë kredo personale apo “të rritet” si politikan duke kërkuar të shfrytëzojë fatkeqësinë njerëzore.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.