NJOFTIM PËR SHTYRJEN E DATËS SË PROVIMIT PËR PËRMBARUES GJYQËSORË SHTETËRORË - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 29/08/2024

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E DATËS SË PROVIMIT PËR PËRMBARUES GJYQËSORË SHTETËRORË

Këshilli i Përmbarimit, njofton të gjithë konkurentët që kanë shprehur interesin për hyrjen në provimin e paranimit për plotësimin e 7 (shtatë)vendeve vakante për përmbarues gjyqësorë shtetërorë, të shpallur më më datë 03.06.2024, si më poshtë:

  1. Provimi me shkrim nuk do të mbahet me datë 02.09.2024.
  2. Kandidatët që përmbushin kushtet për tu pranuar në provimin me shkrim do të njoftohen përmes publikimit të listës emërore në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë si dhe Drejtorisë së Përgjithshme           të Përmbarimit, në ditët në vijim.
  3. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të provimit me shkrim do të publikohet në një njoftim të dytë në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit.

Publikimi është i barasvlefshëm me njoftimin e çdo kandidati.