Ministria e Drejtësisë njofton se në vijim të vlerësimit parapak të kërkesave të paraqitura në kuadër të konkursit për regjistrues të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, personat e përmendur në listën e mëposhtme rezultojnë të kualifikohen në fazën e testimit me shkrim i cili zhvillohet ditën e Enjte, datë 21.12.2017 ora 10.00 në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë ( Hyrja nr. 2- Zyra e Pritjes me Publikun, duke filluar 1 orë përpara orës së njoftuar për fillimin e testimit me shkrim).
Personat e përmendur në Listën nr 2 mëposhtë nuk kualifikohen pasi nuk plotësojnë kriteret ligjore të konkurimit.
2. Lista e personave që nuk kualifikohen.
Programi për testimin e kandidatëvepërfshin:
1 Njohuri të përgjithshme
a) Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
b) Ligji nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës publike”;
c) Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
ç) Ligji nr. 9131/2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
d) Ligji nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
dh) Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
e) Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, Pjesa e Pronësisë;
ë) Ligji nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, i ndryshuar;
f) Ligji nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar.
2 Njohuri të posaçme
a) Ligji nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar;
b) Ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”;
c) Ligji nr. 9482/2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar;
ç) Ligji nr.171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, i ndryshuar;
d) Vendimi nr.712, datë 12.10.2016 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme”;
dh) Vendimi nr.745, datë 24.10.2012 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen dokumente të ligjshme pronësie, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen”;
e)Vendimi nr.994, datë 9.12.2015 të Këshillit të Ministrave “Për procedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi”;
f) Vendimi nr.376, datë 6.6.2012 të Këshillit të Ministrave “Për procedurën e lëshimit te dokumenteve nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar;
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.