në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë në Londër, në suport të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Investigimeve të situatës aktuale në Ukrainë. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/03/2023

në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë në Londër, në suport të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Investigimeve të situatës aktuale në Ukrainë.

Sot, në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë në Londër, në suport të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Investigimeve të situatës aktuale në Ukrainë.
Një takim me Ministren e Drejtësisë së Hollandës Dilan Yeşilgöz-Zegerius, njëkohësisht mikpritëse e konferencës së bashku me Ministrin e Drejtësisë së Britanisë së Madhe Domenik Raab.
Dita nis mbarë kur takohesh me një kolege me të cilën ndan mendime dhe qëndrime të përbashkëta për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel ndërkombëtar.
Ndërmjet dy vendeve tona ka një nivel të shkëlqyer bashkëpunimi, kjo e konfirmuar nga dy Kryeministrat tanë, ndërsa agjensitë tona ligjzbatuese bashkëpunojnë ngushtësisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
E ftova kolegen time për një vizitë në Tiranë, për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy ministrive dhe dy vendeve tona në fushën e Drejtësisë.