U zhvillua sesioni i parë i Grupit të Punës ‘Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore’ mbi Ndihmën Ligjore Falas në Shqipëri, për rolin dhe kontributin e aktorëve jo-shtetërorë në kuadër të Konventës për Integrimin Europian. Zv.Ministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni dhe z. Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i European Movement Albania vunë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm për zbatimin me sukses të politikave dhe arritjen e reformave.
Ndihma Ligjore Falas është një realitet i prekshëm në ndihmë të qytetarëve dhe kategorive në nevojë, si edhe një rrjedhojë e Reformës në Drejtësi.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.