Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Kristaq Ngjela - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 29/09/2021

Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Kristaq Ngjela

Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Kristaq Ngjela

Ministria e Drejtësisë, ministri z.Ulsi Manja mësuan lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta në moshën 79-vjeçare të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë në vitet 2000-2007, Kristaq Ngjela.

Në sistemin e drejtësisë puna e të ndjerit Kristaq Ngjela la gjurmë të pacenueshmërisë dhe vendosmërisë për mbrojtjen e së drejtës.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë hidhërimin me familjarët, të afërmit dhe miqtë për humbjen e njeriut të tyre të paharruar z.Kristaq Ngjela!