Në këto ditë të vështira pas lëkundjeve të forta sizmike të 26 nëntorit, një mirënjohje e thellë shkon për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve dhe stafin drejtues, të cilët që në momentet e para dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri të plotë, duke kryer përpikmërisht detyrat e përcaktuara.
Sot, ata meritojnë jo vetëm falënderime për përgjegjshmërinë që treguan ndaj uniformës të cilën mbajnë veshur, por edhe përkujdesjen tonë të plotë për të qenë krah tyre.
Ndaj së bashku me ekipin e emergjencës së Ministrisë së Drejtësisë, gjendemi pranë familjeve të tyre në Durrës dhe Thumanë, jo vetëm për t’u solidarizuar me ta dhe të afërmit, por edhe për t’i garantuar se ashtu si sot nuk do të jenë kurrë vetëm në të gjithë procesin e rimëkëmbjes së çdo banese të dëmtuar.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.