Ministrja Gjonaj priti në takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, SH.T.Z. Marcos Alonso Alonso, të cilin shkëmbeu informacion mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin ndërgjyqësor midis dy shteteve tona.
Gjithashtu në këtë takim u theksua qëllimi i përbashkët mbi forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis drejtësisë spanjolle dhe asaj shqiptare.
Ministrja e Drejtësisë, shprehu besimin e plotë se në këtë takim u hodhëm një hap të ri drejt një partneriteti më të ngushtë, i cili do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.