Ditën e sotme Minitrja Gjonaj zhvilloj një takim online me Z. Gianluca Esposito, të cilin e falenderoj përzemërsisht për bashkëpunimin shumë të vlerësuar në rolin e tij si Sekretar Ekzekutiv i GRECO.
Gjonaj e siguroi zotin Esposito për angazhimin tonë të fortë për të arritur edhe më tej rezultate në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në raundin e 5-të të vlerësimit të GRECO-s.
Ky ishte takimi i parë me z. Esposito në rolin e tij të ri brenda Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe u dakordësua vazhdimi më tej i bashkëpunimit në sundimin e ligjit, antikorrupsionin dhe të drejtat e njeriut.
Është e një rëndësie thelbësore që Ministria e Drejtësisë gëzon mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe ekspertizën e tij të vlefshme në këto faza të rëndësishme të implementimit Sistemit të Ri të Drejtësisë në Shqipëri.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.