Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloj ditën e sotme takimin e parë online me Znj. Hanne Juncher, të cilën e përgëzoj për detyrën e saj të re në KE si Sekretare Ekzekutive e GRECO-s dhe shefe e Departamentit të Veprimit kundër Krimit.
Znj. Gjonaj i shprehu Znj. Juncher, rezultatet dhe zhvillimet në Shqipëri të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.
Veçanërisht në fokus të bisedës ishin masat e marra të Ministrisë së Drejtësisë për të adresuar rekomandimet e raundit të V-të të vlerësimit të GRECO-s dhe vijimi i angazhimit të qeverisë shqiptare për të arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit.
Znj. Juncher siguroj se bashkëpunimi i mirë me GRECOn do të vazhdojë edhe përgjatë kryesisë së saj, dhe u shpreh e bindur se reforma në drejtësi do të japi rezultate e saj edhe në lidhje me antikorrupsionin.
Gjithashtu përgjatë këtij takimi u dakordësua që ekspertët e GRECO-s të kontribuojnë në trajnimin e koordinatorëve të rrjetit antikorrupsion, një mekanizëm i ri që do të ndihmojë në identifikimin e rasteve të korrupsionit në agjenci qëndrore dhe vendore.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.