Ministrja e Drejtësisë ka zhvilluar një një takim online me Presidentin e EUROJUST z. Ladislav Hamran, z. Lukas Stary dhe Prokuroren Ndërlidhëse znj. Fatjona Memçaj, e cila do të përfaqësoj Shqipërinë pranë EUROJUST.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ministrja Gjonaj i garantoi si z. Hamran dhe znj. Memçaj, mbështetjen e plotë në vijim nga Ministria e Drejtësisë për një bashkëpunim sa më të mirë dhe efektiv.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe emërimit të Prokurorit Ndërlidhës, Z. Hamran theksoi se tashmë është hapur një kapitull i ri për bashkëpunimin ndërgjyqësor me Shqipërinë dhe garantoi mbështetjen e plotë nga ana e EUROJUST të këtij procesi.
Znj. Memçaj gjithashtu falenderoi Ministrinë e Drejtësisë për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shprehu angazhimin e saj maksimal përkundrejt detyrës së re.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.