Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj prezantoi drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Shtetëror, z. Piro Lutaj.
Gjatë prezantimit në zyrat e Përmbarimit të Tiranës, ministrja e Drejtësisë, z. Gjonaj vlerësoi maksimalisht figurën e Piro Lutajt, duke u ndalur në kontributet e tij profesionale.
Në fjalën e saj Ministrja Gjonaj tha se me emërimin nga kryeministri Rama të Piro Lutaj, synohet të rritet performanca në këtë Institucion, që kohët e fundit ka regjistruar përqindje të ulët të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Duke marr në konsideratë problematikat e Përmbarimit, kjo edhe për shkak të mungesës së eficencës së stafit, eksperienca e gjatë e drejtorit të ri në strukturat drejtuese shtetërore dhe organet vendimmarrëse, për ministren Gjonaj, pritet të ndikojë pozitivisht në rezultatet e punës.
Ministrja e Drejtësisë nënvizoi nevojën për strukturim që ka ky shërbim. Do të jetë pikërisht analiza vjetore e punës së këtij institucioni si dhe vlerësimi që pritet të dalë nga grupet e inspektimit, për të përcaktuar hapat e nevojshëm që do të ndërmerren për të ndryshuar imazhin dhe punën e këtij institucioni.
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit Shetëror, z. Piro Lutaj u angazhua maksimalisht për të arritur rezultatet e pritshme. Zoti Lutaj kërkoi bashkëpunimin e ngushtë dhe reflektim nga stafi, për të qenë bashkëudhëtarë të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.