Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka pritur delegacionin e lartë belg të kryesuar nga Prokurori Federal Z. Frédéric Van Leeuw, Zv. Prokurori Z. Eric Bisschop, Magjistrati Federal Z. Julien Moinil dhe ekspertja ligjore Znj. Oeljana Radelicki.
Në bisedat e frytshme të zhvilluara në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përveç çështjeve të reformës në drejtësi dhe implementimit të saj, u diskutua rigorozisht mundësia e bashkëpunimit në mbështetje të institucionit të prokurorisë për t’u përballur me krimin e organizuar.
Duke fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar, ne forcojmë dhe rrisim efektivitetin e luftës ndaj krimit të organizuar, që shkon përtej kufijve shqiptar.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.