Ministrja e Drejtësisë ka marr pjesë si folëse kryesore në Konferencën ‘Europa që duam – Europa që na duhet 2020’, e organizuar në kuadrin e Presidencës Gjermane të Këshillit të Europës, me ftesën e Ministrit të Drejtësisë të Landit Gjerman të Vestfalisë, z. Stephan Holthoff-Pförtner.
Ministrja e Drejtësisë pati rastin të bashkëbisedoj online me kolegë dhe ekspertë të mirënjohur në panelin e diskutimit mbi konsolidimin e rolit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, sfidat për politikën dhe shoqërinë.
Gjithashtu në këtë konferencë u diskutua mbi Reformën Shqiptare në Drejtësi, arritjet tejet pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe rolin e shoqërisë civile në mbështetje të arritjes në destinacionin final, Bashkimit Evropian.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.