Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndërmori sot një inspektim blic në burgun e Durrësit për të verifikuar në terren masat parandaluese anticovid, kushtet e personave të dënuar dhe të paraburgosur, si edhe për të mbështetur punën e punonjësve të policisë së burgjeve dhe stafit civil në këto kohë pandemie.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kontrolloi pa lajmërim paraprak protokollet e sigurisë në IEVP gjatë të cilit bashkëbisedoi jo vetëm me të gjithë ekipin e sigurisë në IEVP Durrës, por edhe me të dënuar.
Së bashku me drejtorin e burgut dhe shefin e sigurisë, Ministrja Gjonaj inspektoi infermierinë dhe ambjentet shëndetësore, protokollet sanitare të stafit mbështetës, si edhe vizitoi regjimin e brendshëm të të dënuarve, akasesin dhe sallën e komunikimit online me familjarët dhe kuzhinën e IEVP-së në burgun e Durrësit.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nënvizoi mbështetjen ndaj strukturave të IEVP-së dhe deklaroi se Vendimi i Këshillit të Ministrave për trajtimin financiar, rritjes së pagave dhe vjetërsinë ka barazuar efektivisht trajtimin ekonomik dhe logjistik të Policisë së Burgjeve me atë të Policisë së Shtetit.
Ministrja Gjonaj deklaroi se po bëhen përpjekje këmbëngulëse që edhe stafi shëndetësor dhe ai mbështetës në burgje të marrin një trajtim që përligj sakrificat e tyre në punë.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh qartë se do të tregojë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi nga stafi i burgjeve dhe i kërkoi Drejtorit të IEVP Durrës që krahas vëmendjes maksimale për masat ndaj pandemisë, të përqendrohen tek siguria në institucion dhe se çdo rast abuzimi me detyrën, do të konsiderohet shkelje e rëndë dhe do të ndëshkohet ligjërisht.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.