Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj takon Rt Hon Sir Alan Duncan - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 08/11/2017

Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj takon Rt Hon Sir Alan Duncan

 

Me datë 7 Nëntor, Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj priti në një takim Rt Hon Sir Alan Duncan, Minister Shteti për Evropën dhe Amerikën në Ministrinë e Jashtme dhe Commonëealth-it, i cili ishte i shoqëruar nga zj. Fiona McIlëham – Shefe e departamentit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme dhe Commonëealth-it, z. Duncan Norman MBE – Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri dhe z. Harry Dadsëell – APS/ Rt Hon Sir Alan Duncan.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi projektin për dixhitalizimin e rekordeve kriminale. Ministri i Shtetit u shpreh që projektet e vogla dhe specifike sjellin edhe rezultatet më të prekshme. Znj. Gjonaj vlerësoi projektet konkrete që rezultojnë nga ndihma e ndërsjelltë.

Ministri i Shtetit bëri me dije që Mbretëria e Bashkuar do të organizojë në korrikun e vitit 2018 Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Londër dhe kërkoi propozimin e ideve për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë ndërmjet 6 vendeve  të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu në reformën në sistemin penitenciar për të cilën Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj theksoi edhe një herë rendësin e kësaj reforme si një nga prioritet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ana e tij Z. Duncan shprehu interesin e lartë për hapat dhe procedurat që do të ndiqen për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Z. Alan Duncan, bëri me dije se nga Janari i vitit të ardhshëm, në Ambasadën Britanike do të caktohet një këshilltar për drejtësinë penale, i cili do të jetë një ekspert me njohuri të gjera në këtë fushë i gatshëm për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare. Në kuadër të projekteve të përbashkëta, Ministrja e Drejtësisë Znj.Etilda Gjonaj, shprehu mirënjohejn dhe angazhimin e Ministrisë për të marrë pjesë në projekte që rrisnin aftësitë të stafit teknik dhe marrjen e eksperiencave më të mira nga praktikat Britanike.

Pikë diskutimi gjithashtu ishte edhe reforma në drejtësi, ku ndër të tjera Znj. Gjonaj informoi Ministrin e Shtetit për ecurinë e saj dhe rolin e qeverisë shqiptare në garantimin e zbatimit të shpejtë të kësaj reforme.

Në mbyllje të këtij takimi Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj dhe Ministri i Shtetit Z. Duncan mbështetën forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë.