Ministria e Drejtësisë vijon inspektimet në institucionet e varësisë për të evidentuar problematikat e tyre dhe kontrolluar cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Zvendësministri i Drejtësisë Klajd Karameta inspektoi Shërbimin e Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror dhe Shërbimin e Provës në Burrel dhe zhvilloi mbledhje dhe takime me stafet e plota të këtyre institucioneve të varësisë.
Karameta i kërkoi të gjithë punonjësve të garantojnë përgjegjësi maksimale me fokus direkt tek shërbimi ndaj qytetarëve, shërbimet online, përmbushjen e planit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe rritje të mëtejshme të efektivitetit në punë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.