Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, Ligjin nr. 10 032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit” si dhe me qëllim rekrutimin e punonjësve bazuar në proçedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,
Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin:
“Drejtor Policisë së Burgjeve”.
KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TE POLICISË SË BURGJEVE
Kandidatët për pozicionin “Drejtor i Policisë së Burgjeve” duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor të Policisë së Burgjeve” duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë, në adresën e-mail: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – Rruga “Bulevardi I”, Tiranë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 21 Dhjetor 2017
Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve dhe proçedurën e konkurimit dhe vlerësimit.
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.