Shqipëria dhe Franca mbeten të përkushtuara për bashkëpunuar në tërë sistemin e drejtësisë.
Kështu vlerësuan në takimin mes tyre Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja dhe ambasadorja e Francës znj.Elisabeth Barsacq.
Z.Manja dhe ambasadorja znj.Barsaq u pajtuan se zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi, asistenca ligjore për Shkollën e Magjistraturës, forcimi i kapaciteteve dhe trajnimi i profilizuar i prokurorëve, drejtësia restauruese për të mitur janë disa prej fushave kryesore të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes Francës dhe Shqipërisë si dhe ministrive respektive.
Ambasadorja znj.Elisabeth Barsacq garantoi se mbështetja direkte e Francës për Shqipërinë, por edhe në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian për forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.