Sot ishte një ditë e bukur për drejtësinë!
Me ftesë të ambasadorit Soreca pata mundësinë për të biseduar me të gjithë ambasadorët e vendeve të BE mbi nevojat dhe sfidat për konsolidimin e Reformës në drejtësi, domosdoshmërinë e përmbylljes së procesit te vettingut nga organet e vettingut dhe për mbështetjen e shkollës së magjistraturës.
Mbështetja e pakursyer e miqve të Reformës në Drejtësi mbetet thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut tek drejtësia e re dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri!
I hapur për bashkëpunim konkret me të gjithë aktorët e drejtësisë së re, në koordinim dhe në dakordësi të plotë me të gjithë miqtë e Reformës së Drejtësisë dhe të Shqipërisë!
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.