Ministri Naço takon z. Jean-Marc Sauvé, zv/Presidentin e Këshillit të Shtetit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 20/05/2014

Ministri Naço takon z. Jean-Marc Sauvé, zv/Presidentin e Këshillit të Shtetit

Gjatë takimeve të nivelit të lartë , Ministri Naço është pritur edhe nga z. Jean-Marc  Sauvé, zv/ President i Këshillit të Shtetit.

 

“Franca mbështet përpjekjet e Shqipërisë për çështjet e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Nëpërmjet bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, Franca garanton ndihmën e saj për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në forcimin e Statusit të Magjistratit dhe Pavarësinë e Gjyqësorit”, u shpreh  z. Sauvé

 

Në këtë kuadër Ministri Naço e ka mirëpritur çdo mundësi bashkëpunimi apo asistence nga ana e ekspertëve francezë, mbi çështjet e administratës publike, avokaturën e shtetit si dhe gjykatën administrative.

 

Zv/ Presidenti i Këshillit të Shtetit,  z. Sauvé, është shprehur i gatshëm për ta mundësuar një  asistencë të tillë, e cila do të fokusohej në trajnimin e gjyqtarëve administrativ.

 

Gjithashtu gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u ndalën edhe në mundësitë për nisjen e një bashkëpunimi që do krijionte vendosjen e marrëdhënieve bilaterale në fushën e administratës publike.

 

“Rritja e standardeve të administratës publike dhe gjyqësore dhe veçanërisht Gjykatës Administrative, përbëjnë një garanci dhe siguri më të madhe drejt realizimit të perspektivave evropiane”, u shpreh z. Naço