Në vijim të takimeve zyrtare, gjatë vizitës së tij në Austri, Ministri Naço është pritur edhe nga Presidenti i Gjykatës Kushtetuese, z. Gerhart Holzinger.
Ministri Naço e ka njohur z. Holzinger me nismat te cilat janë planifikuar në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor në vendin tonë, pjesë e të cilave është edhe reformimi i Gjykatës Kushtetuese.
Z. Naço e informoi z. Holzinger se për realizimin e të gjitha reformave është kërkuar edhe asistenca e Komisionit te Venecias, ndërsa ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme ngritjen e grupit këshillimor i cili pritet të japi ekspertizën e tij mbi të gjitha zhvillimet e mëtejshme të sistemit të drejtësisë.
“Duhet të kapim kohën e humbur dhe ndihma juaj do të ishte më vlerë të jashtëzakonshme në këtë drejtim. Puna juaj është një shembull mjaft i mirë, i cili duhet ndjekur për arritjen e rezultateve pozitive”, u shpreh Z. Naço
Në këtë kuadër, z. Holzinger ka shprehur vullnetin për të dhënë ndihmë në reformimin e sistemit të drejtësisë shqiptare drejt konsolidimit të shtetit ligjor.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.