Ministri i Drejtësisë Z. Nasip Naço me ftesë të homologes italiane, Znj. Annamaria Cancellieri zhvilloi një vizitë në Romë, në Ministrinë Italiane të Drejtësisë.
Në këtë takim u shpreh vullneti dhe angazhimi i përbashkët për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona veçanërisht në fushën e drejtësisë.
Gjatë bisedës Ministri Naço dhe Znj. Cancellieri diskutuan mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve në fuqi mes dy vendeve tona për ekstradimin dhe transferimin e të dënuarve në vendin e origjinës. Ministrat u shprehën të gatshëm për lehtësimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve ndërsa në fokus të bisedës ishte edhe reforma aktuale që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë shqiptare në sistemin penitenciar.
Ministri Naço garantoi se e mirëpret vazhdimësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe ndërsa theksoi se krimi nuk njeh kufij por përmes harmonizimit të politikave dhe mbështetjes reciproke do të bëhej i mundur dekurajimi i tij. Njëkohësisht kreu i drejtësisë shqiptare e vlerësoi si mjaft të rëndësishme ndihmën e dhënë nga Italia në të gjitha fushat.
Për Ministren e Drejtësisë së Italisë, Znj. Cancellieri, bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë i kënaqshmën. Gjithashtu Znj. Cancellieri shprehu besimin në vijimësinë e këtij bashkëpunimi ndërsa i konsideroi të rëndësishme shkëmbimet dypalëshe në nivel teknik.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.