Ministri Naço pret në takimi Ambsadorin Suedez, z. Staffansson - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 28/10/2015

Ministri Naço pret në takimi Ambsadorin Suedez, z. Staffansson

Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri (Rezident në Shkup) z. Mats Staffansson, i cili shoqërohej prej të Ngarkuarit me Punë të Suedisë në Tiranë, z. Johan Ndisi.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori Staffansson ka shprehur interes lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, duke e cilësuar këtë sektor si mjaft të ndjeshëm, për shkak edhe të mbartjes së problematikave ndër vite.

Ministri Naço e informoi Ambasadorin mbi fazat e deritanishme të reformës, duke bërë një prezantim të përmbledhur mbi ecurinë e saj, draft amendamentet kushtetuese të përgatitura nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, miratimin e tyre nga Komisioni i Posaçëm si dhe pritjen e opinionit nga Komisioni i Venecias.

Z. Naço ka shprehur mirënjohjen e tij për asistencën e faktorit ndërkombëtar lidhur me ekspertizën e ofruar në sektorë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë, ndërsa përfitoi nga rasti për të vënë në dukje rolin pozitiv që ka luajtur Suedia në drejtim të mbështetjes kundrejt sektorit të pasurive të paluajtshme.

Ministri Naço gjithashtu e njohu z. Staffansson edhe me rolin që ka institucioni që ai drejton në procesin reformues të sistemit të drejtësisë.

Gjatë takimit biseda është ndalur edhe në thellimin e bashkëpunimit në projekte me rëndësi, vëçanërisht përsa i takon drejtësisë për të mitur.