Ministri Naço pret në takim delegacionin e Akademisë Turke të Drejtësisë - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 21/10/2015

Ministri Naço pret në takim delegacionin e Akademisë Turke të Drejtësisë

Ministri Naço pret në takim delegacionin e Akademisë Turke të Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço ka pritur sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë me përfaqësues së Akademisë së Drejtësisë Turke, të cilët po zhvillojnë një vizitë disa ditore në vendin tonë.

Gjatë takimit Ministri Naço e ka njohur delegacionin turk me ecurinë e deritanishme të refomës në sistemin e drejtësisë, duke i informuar se pjesë e ndryshimeve që pitet të sjellë kjo refomë lidhen edhe me Shkollën e Magjistraturës.

Ndërsa e ka cilësuar këtë institucion si një histori suksesi, z. Naço thkesoi rëndësinë që ka afrimi i akademikëve të huaj pranë Shkollës shqiptare të Magjistraturës, të cilët mund të japin një kontribut me vlerë në drejtim të shkëmbimit të eksperiencës.

“Në përbërjen e Shkollës së Magjistraturës është një trup elitare akademikësh dhe puna e deritanishme ka mundësuar diplomimin e rreth 160 gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh z. Naço.

Zv/Presidenti i Akademisë Turke të Drejtësisë z. Mustafa Artuç ka shprehur mirënjohjen për pritjen e rezervuar nga ana e Ministrit Naço, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Shkollën shqiptare të Magjistraturës.

Ndërsa ka dhënë dija detaje mbi procesin akademik, z. Artuç bëri me dije se Akademia turke e Drejtësisë trajnon rreth 1000-1500 studentë dhe rreth 3000 gjyqtarë e prokurorë gjatë një viti.

Z. Artuç siguroi se mirëpret nisjen e çdo bashkëpunimi në nivel ekspertësh mes dy shkollave tona duke krijuar prespektiva të reja me interes të ndërsjelltë.