Ministri Manjani vizitë zyrtare në Bavari, takim me homologun, z. Bausback - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 09/12/2016

Ministri Manjani vizitë zyrtare në Bavari, takim me homologun, z. Bausback

Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani është pritur sot në një takim nga Ministri i Drejtësisë së Bavarisë, Prof. Dr. Winfried Bausback.

Gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin e Drejtësisë të Mynihut dy homologët kryesisht kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, zbatimin e saj, si dhe mbi çështje të tjera të aktualitetit.

Në fokus të diskutimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Bavarisë, veçanërisht në gjyqësor.

Ministri Manjani vlerësoi se shkëmbimi i sotëm i eksperiencës është një hap i rëndësishëm për vendosjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtësi mes Bavarisë dhe Shqipërisë.

Në këtë kuadër Ministri Manjani shprehu kënaqësinë për mundësinë e krijuar për shtrirjen e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve me Bavarinë ka mjaft rëndësi për ne, kjo edhe për shkakun e një mentaliteti dhe pikëpamjeve të ngjashme. Ky bashkëpunim do ta ndihmonte Shqipërinë veçanërisht në qasjen e saj drejt Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera Ministri Manjani.