Ministri Manjani takon Ambasadorin e Norvegjisë, z. Per Strand Sjaastad - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 18/01/2017

Ministri Manjani takon Ambasadorin e Norvegjisë, z. Per Strand Sjaastad

Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e Norvegjisë, z. Per Strand Sjaastad.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit janë ndalur në rëndësinë e proceseve reformuese, ndërsa theksuan vëmendjen ndaj ecurisë së mëtejshme të këtij procesi në vazhdimësi.

Ambasadori Sjaastad i ka konsideruar me mjaft rëndësi zhvillimet në Shqipëri por edhe në Kosovë, ndërsa theksoi interesin e veçantë që paraqet axhenda e mëtejshme e reformave për faktorin ndërkombëtar.

Gjatë diskutimit Ministri Manjani ka ndarë disa pikëpamje mbi situatën aktuale ndërsa është fokusuar në disa propozime konkrete mbi drejtësinë penale.

Z. Sjaastad ka shprehur interes lidhur me procesin e vetting-ut, procesin e afërt elektoral, ndërsa është shprehur i gatshëm për ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në drejtim të shkëmbimin të eksperiencës.